Trofeu që fitoi De Ligt nxjerr blof Real Madridin, Zidan tradhtoi talentin e skuadrës

Pak ditë më parë, “Topi i Artë” shkoi në drejtim të Mesit ndërkohë që Matijs De Ligt fitoi një tjetër trofe të rëndësishëm. Mbrojtësi holandez mori “Trofeun Kopa” që i jepet talentit më të mirë të sezonit dhe mbrojtësi ishte ai që shkëlqeu sezonin e shkuar në Champions me Ajaksin duke arritur deri në gjysmëfinale.

“France Football” ka publikuar edhe mënyrën se si kanë votuar trajnerët në këtë trofe dhe polemika ka krijuar sërish Real Madridi. Trajneri i skuadrës, Zinedin Zidan ka tradhtuar yllin brazilian Vinisiu Xhunior i cili u rendit në vendin e katërt në këtë klasifikim, duke qenë De Ligt fituesi.

Trajneri francez ka preferuar në këtë votim yllin e Dortmundit, Xhejdon Sanço i cili me fanellën e verdhezinjve po kalon një moment shumë të mirë. Megjithatë, vota e tij nuk ka kryer punë sepse Sanço u rendit i dyti, duke u ndjekur nga Zhoao Feliks. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan