Tre titullarë të dëmtuar, në Shkodër trajneri Jonuz është mësuar me të “arnuar”

Që kur ka marrë drejtimin e Vllaznisë e deri më sot, asnjëherë nuk e ka pasur skuadrën e plotë. Jo për fajin e tij, ndoshta për nga mënyra se si nisi të ndërtohet Vllaznia e këtij sezoni. Duke afruar lojtarë të huaj pa provë, të prezantuar si shumë cilësorë, por që në të vërtetë shumë pak diferencë bëjnë me shkodranët e ardhur nga skuadrat e moshave dhe jo vetëm…!

Maqedonasi Gligorov, më shumë është i dëmtuar se sa ka luajtur këtë sezon me shkodranët, ashtu sikurse edhe Hygor që ka katër javë që nuk duket në Shkodër, pasi ka marrë leje.

Pa harruare dhe Ardit kurmin, një nga pikat e forta të skuadrës kuqeblu, por që ka pasur dëmtime këtë edicion…

Në prag të sfidës me Luftëtarin, trajneri Mirsad Jonuz duhet që të mendojë për zëvendësuesit. Në stol ka shumë pak alternativa dhe shpresa janë lojtarët shkodranë.

Ndoshta Jonuz duhet që të kishte besuar më herët tek ta, duke parë situatën me brazilianët, apo lojtarët e huaj në përgjithësi, që në shumë sfida e kanë lënë në “baltë”…!

E.S./Vipsport.al/