sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Trashi: Nuk kemi fjetur fare pas tërmetit, shpresoj të mos ketë lënë trauma në skuadër

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë një javë më parë, bëri që futbolli në vend të pushonte për disa ditë duke qenë nuk ishin kushtet e përshtatshme për të luajtur. Në një prononcim për “Supersport”, mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi ka treguar frikën që tërmeti ka sjellë në kampin e kuq si edhe solidarizimin me zonat e prekura.

“Ndihmat për familjet e prekura? Duke parë se çunat e Kombëtares janë jashtë kontribuuan me llogarinë bankare të hapur ndërsa ne që jemi afër, së bashku me Albanin shkuam afër njerëzve sepse duhej ta preknim nga afër këtë situatë.

3-4 ditët e para nuk kam fjetur fare ose nëpër makina dhe te hoteli i ekipit në katin e parë duke ndenjur bashkë me çunat. Gjithçka është normalizuar dhe shpresoj mos të ketë panik dhe traumë psikologjike te skuadra”, tha Trashi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/