sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Trajneri i Malagas kërkon ndihmë për Sadikun: Është shumë e rëndësishme

Armando Sadiku ka pasur fatin, por me raste edhe fatkeqësinë që të luante vetëm ai në sulmin e Malagas në këtë pjesë të parë të sezonit, pasi klubi i La Liga 2 nuk kishte asnjë sulmues tjetër në dispozicion. Futbollisti shqiptar ka luajtur edhe kur ka qenë në formë, por edhe kur ka qenë i lodhur nga ngarkesa e tepërt, gjë që solli edhe dëmtimin e tij si rrjedhojë e kësaj situate, pasi klubi nuk kishte mundur që të bënte ndërhyrje në verë për të afruar lojtarë të tjerë.

Trajneri Viktor Sançez Del Amo deklaroi sot para mediave se gjëja më e rëndësishme ishte që të sigurohej ndihmë për Sadikun në repartin e avancuar sepse kështu do të kishte më shumë mundësi përpara edhe për të shënuar gol.

“Drejtuesit e dinë se merkato e janarit për në është shumë e rëndësishme. Nëse nuk përforcohemi, do të jemi dobësuar në aspektin e konkurrencës. Kemi vetëm pak diferencë në klasifikim nga pozicione që të japin shumë më tepër qetësi. Për lojën që bëjmë, nëse do të kishim pasur më shumë efektivitet në zonën e golit, do të ishim mes 10 ekipeve të para pa asnjë lloj problemi. Nuk e kemi pasur pasi kishim një disavantazh, vetëm një sulmues që është Sadiku. Duhet të gjejmë zgjidhje dhe merakto e janarit na i ofron” tha ai, duke bërë të qartë se në merkato do të kërkonte fillimisht një partner sulmi apo një alternativë për sulmuesin shqiptar. /vipsport.al/