sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Trajneri i Majorkës thumbon Mesin: Ka lojtarë që jetojnë brenda flluskës së tyre

Lionel Mesi është kthyer dje në shtëpi me një top si kujtim nga tregolëshi që shënoi kundër Majorkës. Por në pjesën e parë të takimit, argjentinasi nuk ishte aq i lumtur sa në fundin e sfidës, sidomos pasi Majorka shënoi golin që ngushtoi diferencën në 2-1.

Pas një faulli para pankinës së skuadrës mike, Mesi jo vetëm protestoi të gjyqtari, por edhe u çua në këmbë dhe debatoi me Visente Moteno, teknikun kundërshtar duke shkëmbyer vazhdimisht fjalë me të. U desh ndërhyrja e Rakitiç dhe gjyqtarit të katërt që situata të qetësohej në ato momente dhe argjentinasi të largohej.

“Nuk ka rëndësi nëse je i inatosur apo  jo”, tha Moreno pas sfidës për këtë episod. “Ka disa futbollistë që jetojnë në flluskën e tyre dhe nuk mund të argumentosh me ta. Për disa gjëra është një lojtar ndryshe, për të tjera është një person si të gjithë të tjerët dhe duhet ta trajtosh si të tillë. Unë po i thosha gjyqtarit se nuk ishte faull, ndërsa ai nuk e shihte si të tillë. Nuk duhet t’i japim më shumë rëndësi se kaq”, tha trajneri i Majorkës për përplasjen e me Mesin. /vipsport.al/