Trajner “brenda shtëpisë”, ja kush pritet të pasojë Ahmatajn

Trajneri Julian Ahmataj nuk ka dalë sot në stërvitje me skuadrën bardheblu dhe në këtë mënyrë, jep një sinjal të qartë se nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Vetëm pak javë pasi mori drejtimin, Ahmataj e tha hapur se nuk mund të vazhdonte më, megjithatë u rikthye dhe humbja ndaj Kukësit duket se i ka vënë kapak.

Sakaq, Tirana nuk do të humbë shumë kohë për të emëruar trajnerin e ri duke qenë se të premten do të luhet derbi kundër Partizanit. Vendin e Ahmatajt, me shumë gjasa do ta zërë trajneri Bledar Devolli i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Kastriotit dhe provoi deri në fund të mbante krutanët në Superiore por pa arritur të fitonte duelin pikërisht kundër Tiranës.

Devolli është aktualisht trajner i Tiranës U19 dhe pritet që të zërë vendin e Ahmatajt. Ai ishte i pranishëm në stadium në humbjen e fundit të Tiranës ndaj Kukësit, ulur krah Dejvi Mukës dhe Tefik Osmanit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan