“Topi i Artë”, Van Dajk tallet me Ronaldon: Pse, ishte mes konkurrentëve?

Virxhil Van Dajk ka zgjedhur tapetin e kuq para fillimit të ceremonisë së dorëzimit të “Topit të Artë” për të bërë një batutë epike e cila me siguri do të hapë shumë diskutime edhe në ditët në vijim. Mbrojtësi i Liverpulit, është ngacmuar për faktin se përballë nuk do të kishte në sallë Kristiano Ronaldon, i cili injoroi këtë ceremoni duke mos marrë pjesë.

“Kristiano Ronaldo nuk do të jetë, një konkurrent më pak për “Topin e Artë”?”, ishte pyetja që iu bë Van Dajk dhe ky i fundit nuk ngurroi të tallet ndaj portugezit.

“Pse, ishte një konkurrent për fitoren?”, ishte përgjigja e holandezit që me siguri nuk do të vonojë të marrë një koment nga CR7. Për herë të fundit kur të dy janë ndeshur në fushë,  Ronaldo e ka mundur Van Dajk me përfaqësuesen e Portugalisë, duke i marrë Holandës nga duart trofeun e Ligës së Kombeve. /vipsport.al/