“Topi i Artë” për femra, armikja e Trump siguron trofeun në këtë edicion

Ashtu si futbolli i meshkujve, edhe futbolli i femrave ka njohur sot fituesen e “Topit të Artë”. Pakkush kishte dyshime se ajo do të ishte amerikania Megan Rapino, e cila ka arritur të dalë në krye jo vetëm falë golave, por edhe falë qëndrimeve të saj të hapura politike.

E njohur si “armikja” e Donald Trump, për deklarata kundër presidenti të SHBA, Rapino ishte protagoniste kryesore e verës së kaluar kur udhëhoqi përfaqësuesen e SHBA drejt fitores së Kupës së Botës, ku ajo u shpall edhe futbollistja më e mirë e turneut.

Rapino nuk ishte e pranishme në sallë, për shkak të udhëtimit të gjatë, ashtu si edhe amerikanet e tjera që nuk janë futbolliste në Europë, por dërgoi një mesazh video për të gjithë tifozët. Vendi i dytë i shkoi anglezes Lusi Bronz, kurse i treti amerikanes Aleks Morgan. /vipsport.al/