Tifozët radikal i sulmuan në stërvitje, rrëfimi i ish-mbrojtësit të Barcelonës: Telefonova gruan, nuk e dija nëse kthehesha në shtëpi

Një episod i rëndë ka ndodhur në stërvitjen e Sporting Lisbonës në majin e vitit të kaluar. Disa tifozë radikalë të portugezëve, sulmuan lojtarët e ekipit në stërvitje. Ka qenë ish-mbrojtësi i Barcelonës, Zheremi Matjë, ai i cili ka rrëfyer momentet e vështira që lojtarët kaluan. Francezi tregon se menjëherë ka telefonuar gruan, pasi nuk e dinte në do arrinte të kthehej sërish në shtëpi.

“ Nuk do ta harroj asnjëherë frikën që ndjeva. Telefonova urgjentisht gruan time sepse nuk e dija nëse do kthehesha sërish në shtëpi. Në përfundim të ndeshjeve, ende më kujtohen ato episode. Një lojtar u godit në fytyrë nga dy apo tre njerëz pas tij.

Ndërsa, Misiç u sulmua me rrip. Tre njerëz kishin bllokuar derën e dhomave të zhveshjes që të mos dilnim. Ata ishin jashtë kontrolli. Asnjë nuk tentoi të dilte, të gjithë qëndruan aty në frikë. Nuk e kam ndryshuar rutinën time, por kam frikë se mos ndodh sërish”, u shpreh Matjë.  /Egi Çabeli-VipSport.al/