Teuta fton sa më shumë pjesëmarrje, lekët e biletave shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti

Teuta ka dalë sot në fushën e stërvitjes dhe në Durrës kanë menduar që shuma që do të mblidhet nga shitja e biletave të ndeshjes me Skënderbeun të shkojë për bamirësi, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Klubi durrsak ka menduar një organizim ndryshe, ndaj edhe në një postim që kanë bërë në profilin e tyre zyrtare në “Facebook”, durrsak bëjnë thirrje për një pjesëmarrje masive në sfidën e radhës me korçarët që do ta luajnë në stadiumin e tyre.

Kujtojmë që Durrësi është një nga qytetet e dëmtuara më shumë nga tërmeti i pak ditëve më parë, ku pati edhe shumë viktima, pa llogaritur edhe dëmet e shumta materiale.

Ja postimi i durrsakëve pak më parë në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”…

E.Saliu/Vipsport.al/