Teuta duhet të lërë pas goditjen nga tërmeti, sot rikthehet në fushën e blertë

Shqipëria po kalon ditë të vështira, duke qenë se vendi ynë u godit nga një tërmet që solli dëme të shumta dhe viktima. Durrësi dhe Thumana ishin dy zonat më të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, që ka bërë që shumë persona të largohen nga qyteti, duke e kthyer në një shkretëtirë.

Megjithatë, futbollistët duhet të lënë pas shokun e pësuar nga tërmeti që i kapi pa përgatitur mëngjesin e 26 nëntorit. Sot, Teuta do të rikthehet në fushën e blertë për të zhvilluar stërvitjen e parë pas tërmetit dhe të nisë përgatitjet për ndeshjen shumë të vështirë kundër Skënderbeut.

Teuta luan të dielën kundër Skënderbeut në stadiumin “Niko Dovana”, aty ku do të provojë të marrë një rezultat pozitiv për të treguar se është ende aty dhe gati për të luftuar për titullin kampion deri në fund. Ashtu si edhe më parë, Teuta do ta zhvillojë stërvitjen në Durrës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/