Telashe të reja me policinë për Grezdën, pas bllokimit të patentës i dalin të tjera probleme

Eros Grezda po kalon një moment shumë të vështirë dhe jo vetëm në fushën e blertë por edhe jashtë saj. Aventura në Skoci nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Grezdën ku veç minutave që nuk arriti t’i fitonte me Rejnxhërsin, Grezda kishte probleme edhe me shtetin skocez.

Në muajin mars atij iu bllokua patenta për 6 muaj për shkak të shkeljeve që kishte bërë, duke kaluar me semafor të kuq në një kryqëzim të madh. Në muajin shtator, pezullimi i Grezdës ka përfunduar dhe tashmë ka marrë sërish patentën por telashet nuk kanë përfunduar këtu dhe shkak është bërë një pakujdesi.

Ai është ndalur nga policia rrugore për shkak se po ecte pa figuracion. Vetë Grezda u shpreh para komisionit se e ka paguar por nuk e dinte që nuk i është miratuar pagesa. Në këtë mënyrë, ai ka kërkuar falje teksa ka marrë një gjobë 400 paund dhe i janë hequr edhe 6 pikë të tjera nga patenta.

“E kam paguar figuracionin, por nuk e dija se kompania m’i ka rikthyer paratë në llogarinë time. Ata donin një informacionin për patentën por nuk i kam kthyer përgjigje në email sepse nuk e kam parë. Kurrë nuk e kam menduar diçka të tillë por kam ecur me idenë që e kam paguar. Dua të kërkoj falje për këtë sepse nuk kisha në plan të ecja pa figuracion. Shpresoj të merret në konsideratë”, u shpreh Grezda para komisionit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan