sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Të tjera telashe i shtohen Grezdës, sulmuesi duhet të paguajë një tjetër gjobë

Eros Grezda nuk i ndahet telasheve nga Skocia. Sulmuesi shqiptar përveç faktit që ka dalë jashtë planeve të trajnerit Stiven Xherrard dhe i duhet të presë janarin për t’u transferua diku ku të ketë mundësinë të aktivizohet, nuk e lenë rehat as problemet jashtë fushe.

Muajin e kaluar, gjakovari u ndalua nga policia për shkak se ishte në drejtimin e makinës pas patentë dhe siguracion. Grezdës i ishte hequr patenta para gjashtë muajve dhe në përfundim të pezullimit të lejes së drejtimit, i duhej të aplikonte sërish. Por, 24-vjeçari nuk e bëri këtë dhe në këtë formë u ndalua.

Përveç problemit me patentën, iu shtua edhe lëvizja pa siguracion. Grezda ka pretenduar se nuk e dinte që makina ishte pa siguracion, teksa në të kundërt do ta kishte paguar për të qenë brenda rregullave. Megjithatë, arsyetimi i Grezdës nuk ka mjaftuar dhe shqiptari është gjobitur me 400 paund. Për momentin futbollisti është edhe jashtë planeve të trajnerit Edi Reja, për shkak të pakënaqësive të dyja palëve ndaj njëri-tjetrit.  /Egi Çabeli-VipSport.al/