sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Te Laçi ka solidaritet para kthimit në fushë. Gjoni: Tërmeti dëmtoi në qytet, por edhe në skuadër

Kurbini ka qenë një nga pikat e tjera të goditura rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, me qindra banesa që janë dëmtuar e mijëra njerëz që tashmë kërkojnë strehim. Një situatë emergjence që ka vënë në lëvizje të gjithë, duke filluar nga skuadra e Laçit e cila ka mbledhur ndihma për personat që kanë kaluar këto net jashtë shtëpive të tyre.

“Ishte shumë keq, kemi parë në TV dhe kemi dëgjuar për shumë vdekje dhe shprehim ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur jetën. Në ekip është përjetuar shumë keq gjithashtu, besoj dhe shpresoj të jetë mbyllur me kaq.

Jemi organizuar, kemi ndihmuar me veshmbathje në qytetin e Laçit se ka pasur të prekur nga tërmeti, edhe brenda familjes. Kemi pasur trajnerin  e portierëve që ka pësuar disa dëmtime në shtëpi, jemi organizuar ne çunat dhe  kemi mbledhur diçka për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen”, tregoi për RTSH kapiteni i Laçit, Eglentin Gjoni, i cili është kthyer përsëri në gatishmëri të trajnerit Cungu.

Kurbinasit shpresojnë që në ndeshjen e kësaj fundjave, ndaj Flamurtarit, të jetë një sinjal i parë i kthimit në normalitet, edhe sa i përket skuadrës që ambicie të mëdha. “Është ndeshje shumë e rëndësishme edhe duke parë renditjen, një fitore duhet për t’u rikthyer aty ku ishim javën e kaluar. Mund të them se është më e vështirë se ndeshja me Partizanin se ndeshjet e lehta janë më të vështira, duhet të japim maksimumin nga i pari tek i fundit për të arritur objektivin e fituar ndeshjen”, tha Gjoni. /vipsport.al/