sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Te Atalanta nuk u besohet: Nuk jemi kampionë, vijmë nga poshtë e bëjmë sakrifica

Askush nuk e kishte llogaritur Atalantën mes skuadrave që mund të kalonin turin në Ligën e Kampioneve, sidomos pasi ekipi italian humbu të tre ndeshjet e para. Por me një përmbysje të jashtëzakonshme Atalanta ia doli që të siguronte pikët që i duheshin dhe tani e sheh veten mes 16 më të mirave në Europë.

“Nuk ka fjalë për këtë emocion unik. Do të mbetet në historinë e futbollit dhe te ky klub kjo arritje e jona”, tha Papu Gomez, kapiteni i Atalantës i emocionuar pas duelit të sotëm.

“Të gjithë ne vijmë nga poshtë, asnjë nga ne nuk është një kampion. Vetëm punë dhe sakrifica, e dimë se çfarë kemi bërë në këtë periudhë. Publiku ynë na ka ndjekur edhe këtu, janë të çmendur. Jemi të lumtur që u kemi dhuruar këtë gëzim. Kemi një mënyrë pune në grup që na mban me këmbë në tokë”:, ishin fjalët e kapitenit pas arritjes historike. /vipsport.al/