sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tallja epike e Marcelo me Bejl në darkën e skuadrës, e pësojnë edhe më të rinjtë

Nata e të mërkurës ka qenë disi më ndryshe për Real Madrid, i cili më në fund mund të shijonte një mesjavë pa aktivitete. Meqenëse skuadra ka një axhendë të ngjeshur në javët në vijim, lojtarët kanë menduar që të organizojnë bashkë darkën e Krishtlindjeve, një mundësi për t’u argëtuar paksa edhe me dhuratat e fshehta, pasi nuk kanë munguar talljet.

Kështu, është mësuar se në këtë darkë ku ishin vetëm futbollistët, pa asnjë pjesëtar të stafit apo drejtues, Marcelo ka qenë ai që ka bërë talljen epike. Mbrojtësit i kishte rënë shorti që dhuratën e fundvitit t’ia jepte Garet Bejl dhe ai ke zgjedhur që t’i dhurojë një shkop golfi. Të gjithë e dinë pasionin e Bejl për këtë sport dhe telashet që shkaktoi parulla e famshme “Uells, golf, Madrid. Sipas kësaj radhe” që tregonte prioritetet e uellsianit.

Por të gjithë e kanë pritur me humor këtë gjest, me lojtarë të tjerë që janë bërë viktime e rrengjeve nga shokët e skuadrës që duhej t’u bënin dhuratë. Lukas Vazkez mori disa pesha për stërvitje si dhuratë, pasi disa ditë më parë u dëmtua në palestër duke lëshuar të tilla në këmbën e vet.

Serbit Luka Joviç, iu dhurua një fjalor i gjuhës spanjolle, që të mësonte të komunikonte me shokët e skuadrës. Ndërsa 20-vjeçari Brahim Diaz mori si dhuratë disa lojëra për fëmijë, duke qenë ndër më të vegjlit e grupit. Gjithçka u prit me shumë humor nga futbollistët të cilët kaluan rreth 3 orë bashkë në këtë darkë që kishin organizuar. /vipsport.al/