Talenti që do Shqipëria shkëlqen në Greqi, tjetër gol dhe kryesim me Olimpiakos

Në vitet e fundit, të shumtë kanë qenë futbollistët shqiptarë që kanë zgjedhur të luajnë për Greqinë teksa edhe shumë të tjerë janë të rinj dhe ende nuk knë vendosur. Njëri prej tyre është Andrea Ndoj, talenti që aktivizohet me të rinjtë e Olimpakosit në kampionatin helen dhe kërkohet nga Kombëtarja shqiptare.

Shkodrani që ka paraqitje edhe me të rinjtë e Greqisë, ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjen që Olimpiakosi fitoi kundër AEK-ut me rezultatin 3-1 duke thelluar edhe më shumë diferencën me vendin e dytë. Në minutën e 72 të takimit, pas një krosimi në zonë ka qenë Ndoj ai që ka goditur saktë me kokë duke e çuar topin në rrjetë.

Megjithëse është më i ri në moshë, Ndoj po luan rregullisht me 19-vjeçarët e Olimpiakosit. Ndoj është një talent premtues dhe kontaktet me Shqipërinë nuk kanë munguar teksa ka pasur edhe grumbullime ndërkohë që vetë babai i futbollistit, shprehte dëshirën që djali i tij të luajë për Shqipërinë megjithëse është herët për të vendosur përfundimisht. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan