sex hikayeleri porno izle kartal escort

Talenti i Palermos tregon si zgjodhi Shqipërinë: Te Atalanta të bëjnë më parë njeri se futbollist

Erdis Kraja është mes atyre futbollistëve shqiptarë që po bëjnë shumë mirë përtej Adriatikut. Djaloshi i lindur në Breshia nga prindër shqiptarë që kanë emigruar atje për një jetë më të mirë, po tregon të gjitha vlerat që në moshë shumë të re, vetëm 19-vjeç, në radhët e një klubi me emër si Palermo që ka një fanellë të rëndë.

Deri tani ai e ka përballuar me shumë sukses rolin e tij në mesfushën e kësaj skuadre, duke luajtur thuajse çdo javë përballë 20 mijë tifozëve të cilët presin me padurim ngjitjen e saj nga Seria D ku është aktualisht, për t’u kthyer përsëri në elitë. I pazëvendësueshëm në radhët e Palermos, ka pasur shumë kuriozitet rreth Krajës e për këtë arsye TRM i ka kushtuar atij një intervistë të gjatë, mes të cilës flet edhe për zgjedhjen për të luajtur me Shqipërinë.

“Prindërit e mi janë shqiptarë, kanë mbërritur në provincën e Breshias për punë e më pas kanë mbetur këtu, ku kam lindur unë. E vetmja kombëtare që më ka thirrur është ajo e  Shqipërisë dhe kam vendosur që të zgjedh atë, edhe për faktin se nuk kam pasur një alternativë tjetër”, shpjegoi lojtari i cili ka veshur fanellën kuqezi në aktivitete zyrtare me U17 në vitin 2016, ndërsa tani pret një ftesë nga U21.

Futbollisti është dhënë në huazim nga Atalanta në këtë edicion te Palermo, pasi ishte pjesë e akademisë së saj dhe ai vlerëson punën që kanë bërë me të që në moshë të re. “Atalanta ka marrë gjithmonë lojtarë nga akademia, ku ka investuar shumë. Sekreti i suksesit të tyre mendoj se vjen pikërisht nga kjo. Që shumë i vogël, unë kam kaluar të gjitha ekipet zikaltër, kam parë një ndryshim të rëndësishëm. Atje fillimisht të mësojnë të luash futboll që fëmijë, duke lënë mënjanë taktikën. Pastaj i japin rëndësi edhe shkollës dhe fëmijës në vetvete, duan të të bëjnë të rritesh si njeri para se të jesh futbollist Mbarova shkollën vitin e kaluar, do ta mendoj nëse do të diplomohem në universitet”, tregoi Kraja në këtë intervistë të tij. /vipsport.al/