sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sulmuesi i Tiranës i pafat, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe mbyll vitin

Tirana ka humbur shërbimet e Ismael Dungës për pjesën e mbetur të vitit. Sulmuesi prej disa kohësh kishte shqetësimin e një dëmtimi dhe nuk ishte i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushë.

Keniani nuk mund të shmangë operimin dhe në këtë formë ka mbyllur këtë vit, teksa parashikohet të jetë gati për pjesën e dytë të sezonit, në janar.

Dunga u transferua këtë verë nga skuadra e Luftëtarit, megjithatë hapësirat për sulmuesin kanë qenë të pakta, edhe pse ia ka dalë të shënojë tre gola në kampionat. Një telash më shumë për trajnerin e bardhebluve Julian Ahmataj, teksa në horizont janë dy sfida deçizive si ajo ndaj Kukësit dhe më pas derbi me Partizanin. /Egi Çabeli-VipSport.al/