Sulmuesi i mirënjohur shqiptar drejt largimit nga Llapi, ka oferta nga Superiorja dhe Kosova

Këtë verë Sebino Plaku zgjodhi që të luajë me Llapin në Ipko Superligën e Kosovës. Plaku është një futbollist me eksperiencë në futbollin shqiptar, aty ku ka luajtur me ekipet më të njohura në vend, si: Partizani, Apolonia, Tirana, Flamurtari, Besëlidhja, Laçi, Skënderbeu, Kastrioti apo dhe Kamza e Korabi e Kukësi.

Por, këtë verë zgjodhi që të luajë jashtë Shqipërisë, në Kosovë duke u bërë pjesë e skuadrës së njohur të Llapit që verën e shkuar afroi shumë lojtarë me qëllim që të synonte trofe, aty ku ka shënuar gola dhe luan si titullarë, por edhe është një nga lojtarët që ka bërë diferencën në elitën e futbollit kosovar.

Mirëpo, nuk është çudi që 34-vjeçari nga Tirana të largohet dhe nga Llapi, pasi ka shumë oferta joshëse për të, si nga ekipet e njohura të Superiores sonë, ashtu edhe nga skuadra të Kosovës që duket se duan ta kenë në planet e veta për pjesën e dytë të sezonit.

Pritet që ky muaj të jetë vendimtar për Plakun, i cili nuk është çudi që të ndryshojë sërish destinacion.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan