sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sulmuesi i Interit i “shkel syrin” Liverpulit: Dua të luaj me Firminjon, jam në moment magjik

Gabriel Barbosa mund të mbyllë së shpejti aventurën e tij në kampionatin brazilian me Flamengon dhe të rikthehet te Interi në janar e më pas, të vendoset se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Sulmuesi brazilian, po kalon një moment shumë të mirë duke shënuar rregullisht me fanellën e Flamengos e madje duke i dhënë edhe Kupën Libertadores skuadrës së tij.

Interi kërkon ta huazojë edhe në janar në Europë ose në të kundërt, do ta mbajë në skuadër për t’i dhënë një mundësi që të tregojë veten në kampionat. Konte ka kërkuar përforcime duke qenë se dëmtimet janë të shpeshta dhe tashmë mbetet të shihet në janar, teksa ëndrra e Gabigol është që të luajë me fanellën e Liverpulit.

“Më pëlqen që të luaj me Firminjon te ekipi Kombëtar apo ndoshta edhe te Liverpuli. Është një futbollist shumë i mirë dhe e admiroj. Liverpuli është skuadër te e cila të gjithë duan të luajnë por nuk është koha tani për të folur. Do të përfundoj Botërorin për klube dhe më pas do të shoh për të ardhmen sepse më përfundon kontrata. Në Europë kam mësuar shumë, por tani jam më i rritur dhe 2019 ishte një vit magjik për mua”, u shpreh Gabigol. /Erjon Allaraj-VipSport.al/