sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Statistika më e pabesueshme në Itali, Kandreva është krosuesi më i mirë i sezonit

Antonio Kandreva është krosuesi më i mirë në Itali. Të dhënat zyrtare deri tani shohin futbollistin e krahut të djathtë të Interit si lojtarin më vendimtar e më preciz në këtë statistikë, sado e pabesueshme të duket.

Me mbërritjen e Antonio Kontes, loja e Kandrevës ka ndryshuar në mënyrë pozitive dhe ai ka gjetur atë besim që i kishte munguar në sezonet e mëparshme, aq sa krosimet e tij ishin kthyer shpesh në objekt talljesh. Në këtë sezon ai ka bërë një përmirësim të jashtëzakonshëm.

Sipas shifrave të siguruara mes atyre që kanë luajtur të paktën 10 ndeshje në edicionin aktual në Serinë A, Kandreva rezulton më i miri me një saktësi 45,21%. Pas tij në podium ndjekin Nandez i Kaljarit (45,1%) dhe Faraoni i Veronës (44,68%).

Ndërkohë, Kandreva mbetet ai që ka provuar më shumë krosime në këtë sezon, 73 të tillë, njëlloj si Giljone i Xhoenoas, por me këtë të fundit që ka një përqindje saktësie shumë të ulët, vetëm 28,77%. Sipas statistikave të kampionateve kryesore në Europë, Kandreva është i treti pas Lainer të Borusia Mynshengladbah (47,62%) dhe Dosevi të Tuluzës (45,83%). /vipsport.al/