Starti më i mirë në historinë e Premier League, Klop lë pas Sitin e Guardiolës dhe Çelsin e Murinjos

Liverpuli i këtij sezoni në Premier League i ngjason një tanku që i kalon gjithkujt sipër dhe duket sikur asnjë pengesë nuk mund ta ndalë të kurorëzohet kampione.

Të kuqtë kanë regjistruar startin më të mirë në historinë e Premier League, teksa kanë lënë pas krahëve Mançester Sitin e Pep Guardiolës, të sezonit të kaluar, i cili pas 16 ndeshjeve të para kishte grumbulluar 41 pikë. Ndërsa, Murinjo nën drejtimin e Çelsit në sezonin 2005-2006 kishte mbledhur 43 pikë.

 Në 16 ndeshje të luajtura, të besuarit e Jurgen Klop ia kanë dalë të fitojnë 15 prej tyre, ndërsa kanë barazuar vetëm në një rast dhe për humbje nuk bëhet fjalë. Liverpuli deri më tani ka grumbulluar 46 pikë duke u shkëputur nga rivalët. Ndjekësi më i afërt i Liverpul është Leister, me tetë pikë distancë. Ndërsa, rivalët kryesorë për titull, Siti është në një distancë sigurie prej 14 pikësh. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan