sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Starova: Nuk kam kontakte me Tiranën, Partizani nuk humbi vetëm 3 pikë në Ballsh por edhe entuziazmin

Sulejman Starova është emri që lakohet si trajneri i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës së Tiranës. Megjithatë, i ftuar në emisionin “Presing”, Starova u shpreh se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë. Ai analizoi edhe kampionatin deri në këtë pikë teksa foli edhe për derbin e së premtes.

Kalim te Tirana? Sa dinë të tjerët, aq di edhe unë. Nuk është koha për të analizuar të gjithë historikun. E rëndë para derbit është që trajneri s’ka dalë në stërvitje. Problemet e tjera janë si të skuadrave të tjera në këtë situatë të superligës.

Klasifikimi? Kur po mbyllet faza e dytë dhe po të analizojmë nga fillimi, kanë ndryshuar dy skajet. Janë 8 skuadra me distancë 6 pikë e fundit. Kështu do të vazhdojë dhe këto 8 skuadra duan analizë. Partizani humbi në Ballsh por iu dha kurajo skuadrave të tjera. Kukësi bëri lojë të mirë dhe paraqiti shpirtin e garës duke vlerësuar Tiranën si kundërshtar të fortë.

Janë Laçi dhe Bylis, ku Laçi e kaloi skajin e fundit duke bërë shkëputje. Bylis ka 2 ndeshje dhe mund ta shohim në vend të parë. Laçi mund të marrë tjetër 3 pikësh dhe ishalla luajnë kështu sepse po japin maksimumin. Bylis dhe Laçi janë skuadra që afrohen. Të gjitha kanë pikë të forta dhe të dobëta. Janë të gjitha skuadrat që vazhdojnë rrugën pas fazës së dytë dhe mund të ndërhyjnë në merkato.

Bylis-Partizani? Nuk ishte përgatitur mirë dhe kishte eufori te Partizani. Po çalon ana më e fortë që është mbrojtja. Reagoi pas golit që pësoi dhe barazoi duke pasur mundësi për të kaluar në avantazh me 2-3 raste por në të dytën mungoi shpirti i garës. Ka humbur mundësi që të jetë në kulmin e formës. Ato që u morën për titullarë të huajt, e humbën mundësinë për t’i dhënë skuadrës titullar. Nuk humbi 3 pikë por edhe entuziazmin.

Fitorja me Tiranën e bëri Kukësin të mendojë se është ekipi më i fortë. Luan më mirë se tjerët dhe mobilizimi e bëri që të sulmohet tani nga të tjerët. Është si çiklisti që nuk e çan dot vetëm erën.

Kukësi ka historinë e vet në këto 5 vite. Kukësi ka ekip që luajnë mirë por duhet të jenë më shumë agresiv. Luan në fusha të ndryshme dhe nuk ka me vet publikun. Të dyja skuadrat ishin të mobilizuara dhe me kalimin në avantazh të Tiranës që e nis ndeshjen sërish mirë dhe kur kaloi në avantazh, nuk ishte dramë për Kukësin. Prisnin që mund të mundeshin nga Tirana dhe nga i pari te i fundit, treguan klasin e vet.

Gavazaj ka disa ndeshje që nuk kishte shënuar. Shpirti i garës bëri që Kukësi të shpërblehej duke vlerësuar Tiranën. Nga euforia se luajti mirë Kukësi ku dy lojtarë thanë se jemi më të mirët, përfituan nga rasti. Janë më të mirët nëse luajnë kështu. Me të gjitha dëmtimet dhe problemet. Janë me këmbë në tokë dhe e dinë që ka vështirësi me Teutën, duhet të rrijë në ekuilibër Luftëtari dhe Flamurtari. Ka ekuilibër dhe është kampionat i gjatë. Partizani luajti në të parën dhe jo në të dytën”, tha Starova. /VipSport.al/