Starova: Klasifikimi është i drejtë, nuk kemi kampionat me Dinamo Zagrebin

Sulejman Starova ka bërë analizën e kampionatit deri në këtë pikë të sezonit. Në emisionin “Pressing”, Daja u shpreh se klasifikimi deri më tani është i drejtë dhe shtoi se skuadrat kanë buxhet të njëjtë e asnjëra prej tyre nuk mund të bëjë diferencën.

“Klasifikimi është i drejtë. Kukësi nuk arriti të mbante distancën që kishte me parë duke lënë pikë me Skënderbeut, që këtë vit është kthyer në një ekip që të prish punë. Deri më tani kemi gjashtë ekipe pretendente për titull.

Mua më rezulton se buxhetet e katër pesë skuadrave janë aty-aty. Nuk kemi një kampionat si ai kroat, ku Dinamo e Zagrebit bën diferencën. Pjesa më e madhe e ekipeve kanë financa të ngjashme.

Skënderbeu tani është kthyer në një skuadër që të prish punë, por në përbërje ata kanë lojtarë cilësorë si Bregu dhe Dita . Klubet e kreut nuk kanë mundësi të bëjnë shkëputjen, pasi diferencat nuk janë të mëdha. Kjo ka bukurinë e vetë. Bylisi po bën mirë dhe nëse do të fitonte në Vlorë kundër Flamurtarit sot do të ishte në vendin e parë. Gaboi atje dhe lejoi Kukësin të parin.

Me Ilir Dajën ne e ekzagjerojmë sepse ai e thotë që nuk do të largohet ndërsa ne nuk e lëmë këtë temë. Te Skënderbeu punon në kushte të mira dhe pa ngarkesë. Ka skuadër që ka lezet të bësh stërvitje, ka lojtarë të rinj dhe ke kënaqësi pune”, tha Starova. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan