Starova: Derbit janë zgjidhur shpesh në sekondat e fundit, lojtarët e huaj nuk e njohin

Ish-trajneri i Tiranës dhe Partizanit, Sulejman Starova, sheh të kuqtë pak më të favorizuar për ndeshjen derbi të së premtes. Në fjalët e tij në “Pressing”, ai argumentoi se mund të jetë një sfidë që vendoset në minuta e fundit siç ka ndodhur shpesh.

“Më shumë shanse në këtë ndeshje ka skuadra që mban zotërimin e topit, por mos harroni që në këto 5 vite, disa kanë qenë fitore e barazime që janë siguruar në sekondat e fundit, në shtesë.

Kush zbret në fushë në derbi, nuk mendon se çfarë ka ndodhur në këto 5 vite, luftohet menjëherë për çdo top. Këtë nuk e njohin lojtarët e huaj që është vështirësi e duhet t’i motivosh. Derbi shqiptar ka karakteristikat e veta, kush futet në lojë duhet bërë hyzmeti, pastaj ajo që tregon fusha është gjë tjetër.

Nuk ka skuadër më të mirë, të gjitha kanë ekuilibër. Nuk ta lë tabela e klasifikimi ta thuash që ka një ekip më të mirë. Por sigurisht Partizani e nis më mirë ndeshjen se është 6 pikë para, ka moralin me vete. Trajneri Lerda thotë që nuk e shoh klasifikimin por  as nuk diskutohet që e sheh. Objektivin më të madh e ka tifozi sesa lojtari se tifozi do të fitojë derbin, jo kampionatin. Ndërsa trajneri ta ndërron derbin për titullin”, tha Starova. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan