Stadiumi plot/ 72.000 të pranishëm në San Siro, ndaj Barcelonës do arkëtohet shifra më e lartë në histori

Në mbrëmjen e nesërme, Interi luan sfidën deçizive për të kaluar grupin në Ligën e Kampionëve. Në “San Siro” do të zbresë Barcelona e cila nga ana e saj e ka mbyllur çështjen e kualifikimit dhe vendit të parë në grup, ndërsa zikaltërve iu nevojiten me çdo kusht tre pikët.

Në këtë formë, për t’i dhënë një shtysë më shumë skuadrës e cila në këtë sezon po ecën me ritme të larta, kanë menduar tifozët. Stadiumi pritet të jetë i tejmbushur, teksa do të jenë diku tek 72.000 spektatorë. Do të bëjë dallim vetëm sektori i miqve që do të qëndrojë gjysmë i mbushur. Të ardhurat e biletave pritet të kalojnë shifrën e 6.5 milionë eurove që u mblodhën për ndeshjen e këtij sezoni, ndaj Juventus.

Kështu, pritet të regjistrohen të ardhurat më të larta historikisht në Itali. Shifra të cilat padyshim kënaqin presidentin Zhang, ndërsa nga ana tjetër ekipi në fushë duhet të mos zhgënjejë pritshmëritë e të pranishmëve. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan