Stadiumi në rikonstruksion, Besa vendos impiantin ku do luajë këtë javë

Besa këtë sezon nuk ka pasur një ecuri të mirë, teksa skuadrës i ka munguar vazhdimësia. Kavajasit në fakt kanë një grup me shumë rivalitet. Në Grupin B të Kategorisë së Parë bëjnë pjesë klube si Lushnja, Apolonia apo edhe Pogradeci që kërkojnë ngjitjen në elitë.

Por, ajo që i ka penalizuar jo pak është edhe rikonstruksioni i stadiumit të tyre. Në këtë formë, ekipi ka lëvizur në disa raste në qytete të ndryshme duke mos ndjerë ngrohtësinë e shtëpisë, apo edhe përballjen me terrene të vështira.

Ndaj, në kërkim të kushteve sa më të mira në mënyrë që skuadra të marrë rezultatet pozitive dhe të ngjitet në klasifikim, drejtuesit kanë menduar që ndeshjen e radhës ta zhvillojnë në Pezë-Helmës. Verdhezinjtë në këtë javë luajnë ndaj Orikut dhe shpresojnë që fusha me bar sintetik t’i sjellë fat.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan