Skënderbeu pranë zonave të prekura nga tërmeti, fton tifozët në stadium për të dhuruar përfitimet

Skënderbeu rikthehet në shtëpi pas humbjes kundër Teutës dhe pret skuadrën e Vllaznisë. Skuadra korçare ka pasur oshilacione të shumta këtë sezon dhe çdo pikë është shumë e rëndësishme për objektivat që skuadra ka. Ndeshjen e radhës në shtëpi, korçarët kërkojnë mbështetje masive dhe jo vetëm për skuadrën.

Të gjitha përfitimet nga shitja e biletave, do të shkojnë për ndihma në zonat e prekura nga tërmeti ndërkohë që diçka të tillë e kanë bërë thuajse të gjitha klubet në Shqipëri dhe jo vetëm. Vlen për t’u theksuar se javën e shkuar, stadiumet ne Shqipëri ishin thuajse bosh megjithëse ishte njoftuar se përfitimet do të ishin për ndihma.

“Të shtunë, data 14 dhjetor, Ora 16:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ luhet takimi i javës së 15-të ndaj Vllaznisë.

Ju njoftojmë se ka nisur shitja e biletave të ndeshjes të cilat mund ti blini në pikat e zakonshme:

– Pika e shitjes ngjitur me bankën ‘Credins’

– Pika e shitjes (20 metra poshtë dyqanit vodafone) pranë stadiumit.

– Pika e shitjes së gazetave (pazari)

– Stadiumi ‘Skënderbeu’ (Ditën e ndeshjes)

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

– Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë

– Tribuna A, B – 400 Lekë

– Tribuna C – 300 Lekë

– Tribuna E, D – 200 Lekë

– Tribuna E (Miqtë) – 200 Lekë

Siç edhe ju kemi njoftuar paraprakisht, Klubi i Futbollit “Skënderbeu” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 15-të ndaj Vllaznisë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntorit.

Bëjmë thirrje tifozavë bardhekuq dhe komunitetit sportdashës të ndihmojnë dhe kontribojnë sadopak për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Të gjithë bashkë #përShqipërinë”, shkruhej në njoftimin e klubit korçar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/