Situata me stadiumin mban peng Besën, skuadra i largohet gjithnjë e më shumë objektivit!

Besa këtë sezon i ka nisur jashtë fushës së vete ndeshjet, për shkak të dënimit që kishte në ndeshjen me Bylisin gjatë sezonit të shkuar, por edhe nga stadiumi, duke qenë se sipas sektorit të licencimeve nuk plotësonte kushtet.

Pak javë më parë, në Kavajë mbërriti edhe vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka që në një takim me kreun e Bashkisë së qytetit, duket se kanë prezantuar edhe projektin që do të përfshinte me ndryshime rrënjësore të impiantit “Besa” duke e kthyer atë në një periudhë për dy vite në një nga stadiumet më të mirë në vend.

Por, në Kavajë ende nuk po nisin punimet, ndërkohë që skuadra luan larg tifozëve të vet dhe për më tepër që po rrezikon shumë edhe objektivin  madhor që është rikthimi në elitë.

Besa ka një skuadër me kualitete, por fakti që luan jashtë fushës së vet ndikon në ecurinë e skuadrës kavajase në kampionat, që për hir të së vërtetës duhet thënë se në fazën e parë ka bërë paraqitje jo të mira, madje duke lënë pikë edhe në fushën e vet me ekipe modeste…

E.S./Vipsport.al/