Sinemati: Bylisi surprizë por tregon që ky kampionat nuk ka edhe aq shumë cilësi

Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, mendon se kampionati shqiptar i futbollit nuk ka atë cilësinë që trumbetohet zakonisht. Në “Procesi Sportiv” ai deklaroi se pikërisht Bylisi ishte ai që tregonte mungesën e kësaj cilësie.

“E kishim harruar Bylisin, që kur u dënua dhe u largua e harruam. Por tani u kthye dhe është pretendent. Bylisi është surpriza më e bukur e këtij sezoni. Ata luajnë futboll në çdo ndeshje. Por ky Bylisi tregon se kjo cilësia e kampionatit shqiptar nuk është edhe aq e lartë. Se vjen Bylisi, skuadër nga poshtë dhe bëhet pretendente me ekipet që janë në Superiore”, deklaroi SInemati. /vipsport.al/