sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shumë zhurmë për asgjë, UEFA i vë vulën festimit ushtarak të Turqisë ndaj Shqipërisë

Nëse në çdo ndeshje të Euro 2020 Turqia do të bëjë nderimin e saj ushtarak pas çdo goli, nuk do të ketë asgjë për t’u habitur, pasi tashmë do ta cilësojë normale një gjë të tillë. Ngjarja që bëri bujë në fundin e ndeshjes mes përfaqësueses turke dhe asaj shqiptare në eliminatorët e Euro 2020, është mbyllur pa pasoja për përfaqësuesen turke, pasi UEFA ka mbyllur sytë duke mos dhënë as gjobë për të.

Edhe pse kishte hapur zyrtarisht hetim për atë festim, duke e cilësuar si një “provokim të mundshëm më sfond politik”, meqë Turqia sapo kishte filluar ndërhyrjen ushtarake në Siri, UEFA vendosi të mos e cilësonte si shkelje. Lojtarët dhe Federata Turke argumentuan se ai festim, ashtu si edhe ai mëvonshmi që bënë në ndeshjen ndaj Francës, ishte për të respektuar dëshmorët në luftë dhe nuk kishte arsye pse të ndëshkoheshin.

Kështu UEFA e ka marrë të mirëqenë si të tillë dhe nuk mori asnjë masë në mbledhjen e sotme që shqyrtonte këtë çështje, qoftë edhe gjobë ndaj Turqisë, duke e mbyllur këtë temë diskutimi e sigurisht, duke i hapur rrugë turqve që të vazhdojnë të bëjnë një festim të tillë në çdo stadium. /vipsport.al/