Shkurtaj: E dimë që në fillim se jemi më të mirët. Obanor më tha që do më vriste te penalltia

Vasil Shkurtaj ka bindjen se Kukësi është skuadra më e mirë e Kategorisë Superiore, por duhet që ta tregojë në fushën e lojës. Në “Rubrika Sportive”, sulmuesi i verilindorëve shpjegoi se ndeshja ndaj Tiranës e kishte treguar këtë.

“Ishte fitore shumë e rëndësishme kundër Tiranës, na jep psikologji të shohim për ndeshjen e radhës. E dimë që nga fillimi se jemi më të mirët, duhet ta tregojmë në fushë. Ndaj Tiranës ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Në pjesën e dytë kur u futëm në dhomat e zhveshjeve ishim të qetë se e dinim do të vinte fitorja, dolëm e bëmë lojën tonë, të sigurt se do të vinte goli.

Panenka? Nuk është se e mendon një ditë më parë, e mendova në atë moment. Rëndësi ka që u bë goli, nuk desha të prekja traversën. Obanor tha do të të vrisja po ta kishe humbur

”, tha Shkurtaj. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan