sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shkëmbi: Fitorja na ka munguar, nuk bëj revolucion nëse do jem trajner te Teuta

Teuta dhe Shkëmbi gjejnë fitoren dhe tashmë janë më të qetë pasi janë afër kreut të tabelës s renditjes, që do të thotë se janë brenda objektivave pas suksesit me korçarët. Trajneri Blendi Shkëmbi, pas ndeshjes me skuadrën e qytetit është i lumtur dhe në prononcimin për “Supersport” ka pohuar: “Nuk duam që të justifikohemi unë dhe ekipi për atë që ka kaluar ky qytet. Ne duhet që të bënim më të mirën dhe të merrnim 3 pikët, ndoshta minimumi për të gëzuar këtë qytet. Ishte tërë kjo situatë që ka kaluar qyteti dhe gjatë ndeshjes dëshira e madhe për ta fituar ndeshjen. Më vjen mirë që morëm 3 pikët”, – tha trajneri Shkëmbi fillimisht.

Objektivat

Sipas Shkëmbit, kjo fitore është kthesa e skuadrës së tij: “Duhet që të na jap besim që të rikthehemi te fitoret. Kemi bërë shumë barazime, nuk kemi humbur. Por, më mirë të humbnim mbase fitonim ndonjë ndeshje sesa kaq shumë ndeshje në barazim! Gjithsesi, i tillë është futbolli, tashmë duhet që të shohim përpara”.

Rreziku

“Do më pëlqente që të rrezikoja vendin sepse do të kisha më shuam presion dhe kënaqësi. Unë jam i vetëdijshëm që kur gjërat nuk ecin edhe mund të shkarkohet. Janë situata normale që mund t’i ndodhin çdo trajneri. Nuk e mendoj që isha në pikëpyetje për t’u larguar. Më pëlqen që të punoj në presion dhe pse jo të kem më shumë motiv që të punoj në “sfida” të tilla. Nuk ka durim nga klubet apo dhe trajnerët, por në Durrës unë shoh që presidentët, kanë shumë besim tek unë dhe lojtarët dhe kjo është gjë e mirë për vazhdimësinë dhe qetësinë e skuadrës që ne të punojmë edhe më mirë”.

Vecaj

Shpesh, trajneri Shkëmbi e përdor si zëvendësues dhe Vecaj ka rezultuar deçiziv.  “Vecaj është hera e parë apo e dytë që luan në atë pozicion. Ka veti shumë të mira dribluese. Ky është qëllimi im që ta fusja dhe i thash të luajë një kundër një, duke bërë driblimin që ka edhe si veti. Për Vecajn dua të them që ka shumë cilësi, është një hap më mbrapa dhe nuk e ka kapur ritmin. Duam që bashkë me stafin ta sjellim në gjendjen më të mirë sepse cilësitë e tjera nuk i mungojnë”.

Merkato

“Në futboll nuk ka ndonjë ekip që i shkojnë gjërat “vaj”. Jam i kënaqur me këtë grup, nuk do të ketë revolucion nëse do të jem unë trajneri. Të gjithë punojnë shumë mirë. Pastaj për të rregulluar, patjetër që do të punojmë shumë sepse lojtarët kanë problemet e tyre, pore dhe me stafin mund të bëjmë përmirësimet e duhura për të qenë edhe më mirë në pjesën e dytë të sezonit”.

Sulmi

E ka thënë vetë Shkëmbi, se skuadra luan shumë mirë, krijon volum lojë, por edhe qarkullim topi, por sulmi sërish është larg golit. “Kjo pjesë rikuperohet duke u rikuperuar dhe duke u stërvitur. Edhe në ndeshjen e sotme, në pjesën e dytë bëmë më mirë se në pjesën e parë. Duhet të dish edhe se kë ekip ke përballë dhe në kampionatin tonë nuk ka shumë diferenca mes ekipeve. Po të vësh re nuk ka diferenca për cilësitë. Ekipet janë aty-aty edhe në përbërje, diku në një repart janë më mirë dhe diku jo aty ku duan”.

Mungesat

Nga kartonët, Shkëmbi nuk do të ketë për lojë, Arapin, Gashin dhe Aleksin në sfidën mjaft të rëndësishme, atë të radhës me Kukësin. Sipas Shkëmbit: “Kemi tri ndeshje në një javë, kundër Kukësit doja që të kisha tërë lojtarët, por unë e kam thënë shumë mirë që duhet që të kishim tërë skuadrën gati, aq më tepër në këto takime mjaft të rëndësishme për skuadrën tonë dhe synimet që ne kemi”, – tha trajneri durrsak pas ndeshjes së fituar me Skënderbeun.

E.Saliu/Vipsport.al/