

Lindon Selahi vazhdon të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm në kampionatin holandez, aty ku me Tuenten luan në mënyrën të vazhdueshme nga minuta e parë. Mesfushori i Kombëtares, ishte titullar edhe kundër Ajaksit duke dhënë edhe një asist por pa mundur të ndihmojë skuadrën që u mund me rezultatin 2-5.
Pas përfundimit të ndeshjes, Selahi u shpreh se ndihet krenar me ekipin te i cili bën pjesë. Ai shtoi se të gjithë duhet të japin maksimumin për të marrë rezultate të mira, duke shtuar se e dinte që do të ishte një ndeshje e vështirë.
“Mendoj se ndaj Ajaksit kemi bërë një ndeshje të mirë. Ne luftojmë fort, por kur luan kundër skuadrës më të mirë në kampionat, e di mirë se do të jetë e vështirë. Megjithatë, unë ndihem krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Ne japim maksimumin dhe luftojmë në çdo ndeshje”, u shpreh Lindon Selahi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
VIDEO / Surpriza për dy djemtë që i shpëtuan tragjedisë në Thumanë, takojnë Ronaldon e Bufon
Pak momente gëzimi për Aurelin dhe.
“Lutuni për Shqipërinë”, java në kampionatin rumun nis me parullën e solidaritetit
Ndeshjet e javës së 20 në.
Sejdini: Partizani-Kukësi për titull. Bylisi i dha bukuri Superiores, bravo Skënderbeu
Faruk Sejdini, ish-trajner në shumë skuadra.
Leave a Comment