sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sejdini: Partizani-Kukësi për titull. Bylisi i dha bukuri Superiores, bravo Skënderbeu

Faruk Sejdini, ish-trajner në shumë skuadra ku ka spikatur sidomos në drejtimin e Dinamos ku ka fituar edhe trofe të rëndësishëm, pas ndërprerjes i bën një analizë ecurisë së deritanishme të Superiores dhe gjendjes së skuadrave. Që nga Partizani e deri te Luftëtari, të cilin e ka drejtuar afro dy dekada më parë, Sejdini i thotë troç të gjitha për atë që ekipet e elitës kanë prodhuar deri më tani….

Partizani

“Tashmë dihet që Partizani është pretendenti kryesor për titull. Më duket ekipi më i organizuar me strukturat që ka ngritur. Vuajti deri në këto momente dhe është e natyrshme dhe pak do të vazhdojë të ketë luhatje të vogla, për arsye se ndryshimi i trajnerit bën të vetën dhe duhet të gjendet emëruesi i përbashkët me lojtarët. Trajneri që erdhi kishte mentalitet tjetër dhe do kohën e vet që të përshtatet dhe të njoh cilësitë e lojtarëve.

Kukësi

“Ka një ekip shumë të mirë, por ka edhe 3-4 lojtarë ndër më të mirët në vend. Kukësi s’ka strehë, s’ka shtëpi dhe do ta vuajë. Çedon në këtë pikë. Shoh Kukësin e Partizanin për titull.”

Bylisi

“Kam qenë trajner në Ballsh, ka një president shumë karizmatik dhe bën shumë për ekipin me mundësitë e veta si një qytet i vogël organizohet shumë mirë. Bylisi do të jetë një “kockë e fortë” duke i dhënë bukuri sezonit dhe do ta bëj deri në fund”.

Skënderbeu

“Mendoj që Skënderbeu po bën shumë mirë. Edhe nëse e mbyll garën në vend të pestë me problemet që ka i them bravo. Ka pasur probleme psikologjike, po punojnë shumë mirë dhe meritojnë një “Bravo” të madhe”.

Laçi

“Trajneri i ri do të thosha në “thonjëza”, ndoshta merr edhe frytet e trajnerit të parë, sepse Laçi nuk ka ndryshuar në përbërje. Ndoshta përgatitja që ka bërë në verë skuadra po e reflekton tani. Pritej që Laçi të ishte në këto nivele”.

Tirana

“Tirana çfarë i kanë dalë në rrugë i ka marrë, në kuptimin e mirë të fjalës. Nuk ka bërë një bilanc, që duhen gjashtë mbrojtës apo katër mesfushë. Nuk ka pasur një strategji në merkato dhe ka bërë zgjedhje merr ça të marrësh, ka bërë zgjedhje partizançe. Ndaj skuadra s’ka stabilitet në formacion dhe si skuadër në lojë. Ahmataj si trajner do fusë shkollën dinamovite, mbase mund të bëjë ndonjë gjë të bukur në vijim në klub”.

Teuta

“Në këtë fillim të kësaj jave, Teuta do ta ndiejë tërmetin, por prapë them që është një ekip shuam i organizuar që nuk ka yje, por ka një trajner djalë të ri, me mentalitet dhe të vjetër dhe të ri”.

Vllaznia

“Ekipet e Bashkisë janë të gjithëve dhe s’janë të askujt! Këto ekipe kështu shkojnë! Vllaznia duhet që të shtrëngohet shumë sepse kështu do shkojë sepse ka probleme. Mendoj dhe gjykoj që shkodranët do të luftojnë për atë vendin e tetë në renditje, që do të thotë, bie apo nuk bie nga elita e futbollit shqiptar”.

Luftëtari dhe Flamurtari

Fundin e  elitës, aktualisht e mbyllin dy ekipe me shumë traditë, Luftëtari dhe Flamurtari. Sejdini në fund thotë se: “Luftëtari është një ekip i çuditshëm. Kur zgjohet është si ajo shprehja: “Mos më shihni se jam tretur…”Nxjerr kokën ndonjëherë dhe fundoset. Luftëtari është një ekip pa taban dhe sidomos pa thel. Bën atë që s’ta merr mendja, s’bën atë që ta merr mendja! Luftëtari dhe Flamurtari në gjykimin tim do të jetë kandidatë, për të mos thënë që tani që janë pretendentët kryesorë për të rënë. Por kjo nuk i bën mirë futbollit. Sepse ekipet që ikin shpejt prishin garën dashur pa dashur. Kjo është shumë gjë e keqe sepse humbet kurioziteti dhe kështu që çedon kampionati, pasi nuk ka më garë…”.

E.Saliu/Vipsport.al/