sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sarri në humor, “kërcënon” lojtarët e Juves: I vras po nuk bënë rezultat nesër

Mauricio Sarri duket në humor të mirë, edhe pse gjatë ditëve të fundit është vënë shpesh në diskutim pas paraqitjeve jo edhe aq të mira të skuadrës së Juventusit në Itali, ku provoi edhe humbjen në kampionat. Trajneri në konferencë për shtyp nuk ka ngurruar të bëjë batuta, kur i kanë kujtuar se kishet një seri rezultatesh pozitive në Europë që zgjaste prej 21 ndeshjesh.

“Më duket se kam lexuar në ndonjë anë se seria më e gjatë e një trajneri në Europë është 22. Ndaj nëse nesër nuk do të bëjnë rezultat, do t’i vras”, tha ai duke qeshur para gazetarëve e duke treguar se nuk e ndjen situatën e tensionuar që ka rrethuar klubin së fundmi.

“Sigurisht, ndeshja që kujtoj më me qejf është finalja me Çelsin, ajo që të siguron një trofe europian. Padyshim është ajo që kujtoj më shumë, por shpresoj që seria të jetë aq e gjatë, sa të më dërgojë të përjetoj një tjetër finale më të rëndësishme”, tha trajneri i Juventusit. /vipsport.al/