Rrjedh informacioni për “Topin e Artë”, zbulohet fituesi dhe habit renditja e CR7

Sot me anë të një mbrëmje gala në Paris, do të marrë fund dilema për fituesin e Topit të Artë. Kandidatët kryesorë janë tre. Lionel Mesi, Virxhil Van Dajk dhe Kristiano Ronaldo. Megjithatë, siç ndodh në pjesën më të madhe të rasteve, fituesi zbulohet përpara.

Së fundmi, është bërë viral një publikimin në rrjetet sociale, i cili tregon renditjen përfundimtare të kandidatëve. Sipas kësaj liste, ai që do të triumfojë do të jetë sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi. Për argjentinasin ky do të ishte trofeu i gjashtë individual, duke parakaluar në këtë formë Kristiano Ronaldon. Sakaq, vendi i dytë për Virxhil Van Dajk, i cili edhe ishte nga lojtarët kryesorë të Liverpulit, duke u shpallur kampion në Ligën e Kampionëve me të kuqtë, sërish nuk ishte mjaftueshëm.

Në vend të tretë sipas listës së shpërndarë është një tjetër lojtar i Liverpulit, sulmuesi Mohamed Salah. Vetëm vendi i katërt për Kristiano Ronaldon. Surprizon jo pak renditja e portugezit, i cili mendohej edhe si fitues. Tashmë, mbetet të shihet nëse kjo renditje konfirmohet në mbrëmje, teksa të gjithë mediat konfirmojnë se Mesi është fituesi i kësaj radhe. /Egi Çabeli-VipSport.al/