Rrëfimi i Sadikut / Biseda me Baren, gabimi i adoleshencës e goli historik: Të ndodh vetëm një herë

Armando Sadiku është kthyer në idhullin e ri të tifozerisë së Malagas, falë golave që po shënon tashmë me rregullsi për këtë ekip. Natyrshëm që këto gola kanë bërë të rritet kurioziteti për lojtarin dhe ai ka treguar diçka rreth vetes në një intervistë të gjatë për “El Desmarque”, duke filluar që nga transferimi te Malaga në ditën e fundit të merkatos.

“Në tre ditët e fundit erdhi momenti që duhej të merrja në vendim, kur erdhi oferta e Malagas, e mendova me familjen time dhe vendosa që të vija këtu. Vuajta pak në ditën e fundit pasi duhej të merrja këtë vendim, por jam i lumtur që e bëra. Fola me Baren dhe më tha që ekipi ishte i mirë, edhe qyteti gjithashtu. Më tha që në ditën e parë se më duhej të shënoja shumë gola. Fjalët e Keidit ishin të mira dhe vendosa të vija këtu”, tha Sadiku.

Më pas ai tregoi pak nga jeta e tij, që nga fillimet, përfshirë edhe atë moment të vështirë kur u pezullua në Shqipëri se goditi një gjyqtar. “Isha adoleshent. Disa gjëra nuk i kuptoja mirë, kërkoja gjithmonë më shumë, desha të jepja më shumë nga vetja, dëshiroja të fitoja gjithmonë e disa herë ndodh që nuk fiton. Bëra diçka të gabuar me një gjyqtar që më nxori me të kuq dhe më pezulluan disa muaj, por ajo ishte pika ime e nisjes, kaloi në diçka pozitive. Që nga ai moment u largova për të luajtur jashtë, ishte një moment kyç në karrierën time. Nuk ishte gjë e mirë, por dola nga Shqipëria dhe ja ku jam tani”, tha Sadiku i cili më pas foli për ndjesinë që ka për Shqipërinë  e sidomos për atë gol që shënoi në Euro 2016.

“Çdo vit, kur shkoj në vendin tim, ka gjëra që kanë ndryshuar shumë, për mua është diçka e mirë kur u them miqve këtu që të vizitojnë Shqipërinë, jam shumë krenar për të. Kombëtarja speciale? Po, sigurisht, është diçka krejt tjetër të luash me fanellën që ke ëndërruar që fëmijë, është shumë e  rëndësishme për mua.

Goli në Europian? Për fat nuk dola nga stadiumi me vrap (qesh). Është një gol që do të ndodhë vetëm një herë, e ëndërrova që fëmijë të luaja me ekipin kombëtar dhe të shkoja në Europian, të shënoja atë gol për mua ishte një emocion i madh, një ëndërr që u bë realitet. Ishte shumë e bukur, fantastike, kur shënova dëshiroja të dilja nga stadiumi me vrap nga emocionet dhe kënaqësia që ndjeja”, tregoi Sadiku atë moment që nuk do të harrohet asnjëherë në historinë e futbollit shqiptar. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan