Renditja / Java që i bën të gjithë bashkë, tetë ekipe “solidarizohen”

U mbyll java e 14-të e Superiores me sfidën Teuta-Skënderbeu që përfundoi 1-0 në favor të durrsakëve që gjen 3 pikët pas dy muajve, kur suksesin e fundit e kishin me Flamurtarin, 1-0 në fushën e tyre.

Ndërkohë, ndalesa e Partizanit në Ballsh dhe fitorja e Laçit me vlonjatët, apo dhe Vllaznia në Gjirokastër, ka bërë qe të ketë një përafrim të ndjeshëm të skuadrave me njëra-tjetrën, kur janë luajtur 14-javë dhe diferenca ka vetëm me vendet 9-të dhe 10-të që mbahen nga Luftëtari dhe Flamurtari.

Të dyja ekipet e fundit, duket se janë shumë afër “greminës”, ndërsa tetë ekipe, përfshi edhe Tiranën që u mund nga Kukësi, me verilindorët që dominuan me lojë e gola, janë në lojë për kreun, pasi diferenca është vetëm 6 pikë, ose që përkthehet me dy ndeshje, duke ditur se kalendari i vë me kryesuesit përballë javën që vjen…

Ja renditja pas javës së 14-të në Superiore…