Renditja e UEFA-s/ Skënderbeu mbetet në krye, e ndjekin Kukësi dhe Partizani

UEFA ka publikuar renditjen e re të klubeve për këtë sezon duke qenë se janë mbyllur zyrtarisht ndeshjet në Kupat e Europës për vitin 2019. Emocionet e Championsit dhe Ligës së Europës do të rikthehen në shkurtin e vitit 2020 teksa deri atë kohë do të ketë ndeshje të kampionateve më elitare në Europë.

2019 nuk ishte një vit i mirë për klubet shqiptare, të cilat u eliminuan të gjitha në turin e parë. Vetëm Partizani luajti dy ndeshje në Europë duke qenë se pasi u eliminua fillimisht nga Championsi, provoi fatin në Ligën e Europës por duke zhgënjyer dhe duke u eliminuar para kohe.

Këto rezultate kanë bërë që Skënderbeu të mbetet sërish në vendin e parë sa i përket klubeve shqiptare. Pjesëmarrjet e korçarëve në grupet e Ligës së Europës, i kanë dhënë mjaftueshëm pikë për të qenë kryesues, ndërkohë që Kukësi e ndjek nga pas. Në vendin e tretë është Laçi dhe më pas janë Teuta, Luftëtari dhe Tirana që ka vite që nuk luan. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan