Renditja e re të klubeve/ Reali mbetet në krye, Juventusi mban flamurin e Italisë

Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e fundit në grupe të Ligës së Europës, duke ardhur menjëherë pasi u mbyllën grupet e Ligës së Kampionëve. Të shumta janë skuadrat që priteshin të kalonin më tej teksa ka pasur edhe ekipe surprizë që kanë arritur të presin një biletë apo edhe prej atyre skuadrave që janë eliminuar në mënyrë surprizë.

Ndërkohë, UEFA ka publikuar renditjen e re të klubeve dhe vendin e parë vazhdon ta mbajë Real Madridi. Skuadra madrilene ndiqet nga Barcelona teksa në vendin e dytë është Bajern Mynih dhe më pas Atletiko Madrid. Juventusi mbyll pesëshen e parë ndërkohë që në 10 skuadrat më të mira ka vend edhe për Sitin, PSG-në, Liverpulin, Arsenalin dhe Mançester Junajtidin.

Sakaq, Interi e sheh veten në vendin e 54 në këtë klasifikim ndërkohë që Milani gjendet në vendin e 80. Sa i përket renditjes së kampionateve, Spanja mban kryesimin e ndjekur nga Anglia, Gjermania, Italia dhe Franca. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan