Rekord biletash për derbin, Partizani paralajmëron stadiumin e mbushur plot

Derbi i parë që do të luhet në “Air Albania” me sa duket do të kujtohet gjatë, pasi interesimi i tifozëve ka qenë aq i madh sa deri tani janë shitur rreth 80% e biletave të vëna në dispozicion për mbështetësit e dy skuadrave.

Sipas vetë klubit të Partizanit, deri në këtë moment janë shitur 17500 bileta, një shifër jashtëzakonisht e lartë që kalon çdo lloj parashikimi për këtë sfidë që do të jetë unike edhe sa i përket përgatitjes së saj nga të dy skuadrat. Nëse vazhdohet me këto ritme, nuk është aspak çudi që kjo ndeshje të përjetojë një stadium të mbushur plot, për një spektakël të rrallë për kampionatin shqiptar.

NJOFTIMI i PARTIZANIT

Klubi njofton se vazhdon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet nesër në “Air Albania Stadium” ora 19:00. 17.500 bileta është deri më tani numri i biletave të shitura përgjatë ditës së sotme.

Ju kujtojmë që biletat do të mund ti siguroni edhe përgjatë ditës së nesërme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan