Reja: Tragjedinë e tërmetit e përjetova si shqiptar, projektin kuqezi e çoj deri në fund

Edi Reja gjithnjë e më afër Shqipwrisë, madje, vetëm firma e ndan nga zyrtarizimi edhe pse mund të quhet edhe ajo kapitull i mbyllur se marrëveshja është gjetur prej kohësh. Trajneri kuqezi dhe presidenti i FSHF-së, Duka pritet që të bashkëpunojnë për katër vitet e ardhshme, mbi një projekt të qartë, Shqipëria të jetë sërish në nivele të larta.

Tërmeti

Reja në një intervistë ekskluzive për “Rtshsport”, ka folur sapo ka mbërritur në Shqipëri, por kurse nuk ka lënë pa shprehur keqardhje edhe për banorët e prekur nga tërmeti…: “Një tragjedi e vërtetë, unë u qëndroj afër atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur. Të bëhen të fortë, sepse populli shqiptar është i tillë. Tashmë duhen ndërtesa më të forta se ato para tërmetit. Jam prekur shumë, kam komunikuar disa herë edhe me presidentin Duka. Njerëzit përjetuan momente tragjike. Shpresoj që të nisin jetën normalisht dhe të rindërtojnë atë që kanë humbur”.

Firma

“I kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit, firma nuk është probleme, do të mbërrijnë edhe bashkëpunëtorët e mi për të nisur një rrugë të re me projekte”.

Ofertat

Është folur ditët e fundit,s e Reja mund të marrë drejtimin e Napolit sërish dhe vetë trajneri italian sqaron se: “Në Itali dalin përherë emra. Mund të konfirmoj se kam marrëdhënie shumë të mira me Dukën dhe popullin shqiptar. Kur ke besimin maksimal në një ambient është e qartë se çdo gjë do të shkojë mirë  ndaje dhe jam këtu”.

Projekti

“Shpresoj që ta çoj deri në fund projektin katërvjeçare dhe sepse jam disi i vjetër në moshë. Unë i bëj gjërat me dashuri e pasion. Derisa mosha të ma lejojë, unë do të punojë me dashuri e pasion”, – tha trajneri Eduart Reja, që tashmë mbetet vetëm të hedh firmën në kontratën 4 –vjeçare që do ta zyrtarizojë së shpejti me presidentin e FSHF-së, Armand Duka për të drejtuar Shqipërinë.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan