sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Reali i përgjysmuar para Barcelonës, mungon transferimi i verës. Në dyshim edhe Bejl me mbrojtësin

Lajme të këqija nga infermieria për teknikun e Real Madrid, Zinedin Zidan. Francezi nuk do të ketë të gatshëm për ndeshjen e radhës por edhe për “El Clasicon” e datës 18 dhjetor, transferimin më të bujshëm të verës, Eden Hazard. Belgu kishte nisur të aktivizohej me vazhdimësi dhe dukej se kishte arritur formën optimale, por në ndeshjen e Ligës së Kampionëve u dëmtua, pasi mori një goditje nga patrioti i tij te PSG, Munier.

Një dëmtim që i kushton shumë pasi humbet ndeshjen më të ndjerë për madrilenët. Por, lajmet e këqija nuk mbarojnë me kaq për Zidan. 47-vjeçarit do t’i duhet të llogarisë edhe mungesën e Garet Bejl. Belgu nuk stërvitet prej tre ditësh me ekipin, teksa vazhdon punën i diferencuar në palestër. Mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë për ndeshjen ndaj katalanasve.

Ndërkohë, mbrojtësi Marselo mbetet gjithashtu në dyshim. Braziliani do të humbasë dy ndeshjet e radhës dhe i duhet një sforco për të zbritur rregullisht në fushë ndaj rivalëve të përbetuar. Tashmë, i mbetet teknikut Zidan të sistemojë ekipin për të marrë maksimumin në ndeshjet e radhës.