Kaos edhe te akademia, Tirana nuk ka fanella për ndeshje!

Në bazë ta kalendarit të U-17, sot në Shkodër duhej që të luhej sfida mes Akademisë Shkodra si dhe Tiranës. Por, duket se bardheblutë edhe pse kanë udhëtuar drejt Shkodrës kanë bërë një gafë, duke mos pasur fanella të dyta.

Në të tilla kushte, skuadra shkodrane ka dalë në fushën e lojës, ka pritur 45 minuta në bazë të rregullores bashkë edhe me gjyqtarët dhe e kanë fituar ndeshjen në tavolinë.

Por, për një klub si Tirana që pretendon se ka akademi moderne, apo dhe që të ngrejë një të tillë është e pafalshme që skuadra e paratërinjve profesionistë të shkojë në një ndeshje kampionati pa masat e duhura.

Kujtojmë që Tirana është në vendin e parë për kampionatin U-17, ndërsa me këtë humbje në tavolinë ka bërë që rivalët të afrohen disi dhe tashmë diferenca me vendin e dytë që mbahet nga skuadra e U-17 të Vllaznisë, me diferencë prej 8 pikësh!

E.S./Vipsport.al/