Prestigjiozja italiane e tepron: Ibrahimoviç të ndihet i qetë, nuk del më pozicion jashtë loje vetëm nga hunda

Mediat italiane janë kthyer në protagonistë ditët e fundit ku pas skandalit me titullin që i referohej Lukakut dhe Smolling, duke u konsideruar “Black Friday” që përkthehet si e premtja e zezë, “Corriere dello Sport” e ka tepruar me një tjetër shkrim.

Gazetari Alesandro Barbano i ka kushtuar një shkrim në prestigjiozen “Corriere Dello Sport” asaj çka presidenti Aleksandër Ceferin tha ditën e djeshme. Numri një i UEFA-s, propozoi që të rishikohet rregulli i pozicionit jashtë loje dhe të lejohen disa centimetra pasi është e padrejtë dhe nuk ka ndikim direkt në lojë. Diçka e tillë, është komentuar nga gazetari i “CDS”, i cili ka vënë në lojë edhe Ibrahimoviçin.

“Ibrahimoviç të ndihet tashmë i qetë sepse edhe nëse hunda e tij është jashtë loje, nuk do të konsiderohet më e tillë dhe nuk do t’i kushtojë asgjë në Europë. Sugjerimi i çuditshëm erdhi nga Ceferin që propozon që 10-12 centimetra pozicion jashtë loje të konsiderohen të tolerueshme”, shkruan gazeta italiane. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan