Presidentit të Breshias i vjen në majë të hundës me Balotelin: E ka lirinë për t’u larguar

Mario Baloteli vendosi të kthehej këtë sezon në Serinë A, teksa firmosi për Breshian. Mirëpo, situata për sulmuesin nuk ka ecur sipas parashikimeve. SuperMario ka shënuar vetëm një gol në kampionat dhe nuk po arrin të udhëheqë skuadrën drejt rezultateve pozitive.

Breshia renditet në vend të fundit dhe një pjesë e përgjegjësisë është edhe e 29-vjeçarit. Kështu, sulmuesi duket i trishtuar dhe madje ka marrë një ofertë nga Gallatasaraj, ndërsa ka interes edhe nga Kina.

Por, kjo nuk i bën përshtypje presidentit të Breshias Celino, i cili i lë rrugë të lirë sulmuesit për të marrë vendimin që dëshiron. “ Ai ka lirinë për t’u larguar. Duhet të zgjedhë nëse ngrihet lart apo të marrë tatëpjetën. Nëse largohet, atëherë të dy ne do e kemi humbur bastin”, u shpreh presidenti. /Egi Çabeli-VipSport.al/