Presidenti i Federatës maqedonase, Sejdini: Jam gati të përmbush kërkesën e Kosovës

Në muajin mars, Kosova ka mundësinë e artë për të shkuar për herë të parë në Europian dhe përballë do të ketë skuadrën e Maqedonisë së Veriut në “Play Off”. Kosova ka treguar se ka një skuadër mjaft të mirë dhe se fiton edhe kundër ekipeve shumë më të forta në letër e padyshim që është favoritja kryesore për të kaluar në Europian nga Liga e Kombeve.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka kërkuar nga federata maqedonase një numër më të lartë biletash për tifozët shqiptarë dhe në lidhje me këtë kërkesë, ka reaguar vetë presidenti i Federatës Maqedonase të Futbollit, Muhamet Sejdini. Numri një i futbollit në Maqedoni, pranoi se me Kosovën ka marrëdhënie të mirë dhe se është gati të miratojë kërkesën e Kosovës.

“ë 18 dhjetor 2019 do të kemi Këshillin Drejtues dhe do të vendosim përfundimisht ku do të luhet. Por, alternativa e parë është stadiumi në Shkup, por do ta lë një rezervë të vogël nëse Komisioni për Integritet në UEFA, e sheh si ndeshje me rrezikshmëri këtë ndeshje, atëherë do të ketë ndryshime. Por, fillimisht them se ndeshja do të luhet në Toshe Proeski në Shkup dhe do t’iu tregojmë botës se do të dimë të organizojmë ndeshje të tilla.

Jam mik i mirë me Agim Ademin, por edhe me Dukën, udhëtojmë shpesh bashkë. Nuk i lë anash edhe federatat e Ballkanit. Jemi gjithnjë bashkë. Jam i gatshëm t’ia mbush kërkesën Ademit”, tha Sejdini. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan