Presidenti i Federatës Italiane: VAR është simbol i modernizimit, nuk ka kthim pas për të

Ditën e djeshme u zhvillua mbledhja e fundit e Komitetit Ekzekutiv në UEFA aty ku u morën disa vendime të rëndësishme si edhe u hodhën ide të reja. Ndër pikat kryesore të diskutuara, padyshim që ishte edhe sistemi “VAR”, aty ku Ceferin shprehu edhe disa pakënaqësi në lidhje me këtë sistem.

Pakënaqësitë e tij lidheshin kryesisht me pozicionin jashtë loje të futbollistëve dhe kërkoi që të ketë një tolerim për 10 ose 12 centimetra sepse nuk ka shumë ndikim në aksion. Ky propozim disi i çuditshëm ka krijuar diskutime të shumta teksa presidenti i federatës italiane, Gravina e cilëson “VAR”-in një simbol të modernizimit.

“Nuk dua të komentoj fjalët e presidentit Ceferin por mund të jap mendimin tim për sistemin “VAR”. Mendoj se ky sistem është simbol i modernizimit dhe i kohës dhe nuk mendoj se ka kthim pas. Për momentin, është pjesë e botë tonë dhe duhet përmirësuar duke ndërhyrë në zonat gri”, u shpreh presidenti Gabriele Gravina. /Erjon Allaraj-VipSport.al/